Një person është arrestuar në Mitrovicën e Veriut pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në komunikacion, ka sulmuar fizikisht babë e bir në veturë.
Lajmi është konfirmuar nga shefi i planifikimit në kuadër të Operativës Rajonale Mitrovicë Veri, Erduan Baliqi, i cili njoftoi se i dyshuari dhe viktimat kanë kërkuar tretman mjekësor.
“Pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion një person i dyshuar i ka sulmuar dy persona, babë dhe djalë. Një person është arrestuar dhe dy viktimat i kemi sjellë në stacion. Të tre kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Baliqi.
Tutje Baliqi tha se rasti po hetohet për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe se nuk ka të arrestuar.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...