Rrahim Pacolli, udhëheqës i delegacionit të Kosovës në bisedimet Kosovë-Serbi në fushën e sigurimeve, përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije se i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me kërkesën që nga 1 nëntori të fillojë zbatimin e marrëveshjes për njohje reciproke të policave të sigurimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç po aplikohet nga pala serbe.
Sipas tij kjo nënkupton detyrimin e qytetarëve serb që të bartin targa provuese dhe aplikimin e tarifave shtesë për to, në rastet kur ata hyjnë në territorin e Kosovës.
Ai poashtu ka theksuar se i ka bërë thirrje BE-së që të ndërmerr masa ndaj palës serbë për moszbatim të plotë të marrëveshjes dhe pengim të lëvizjes së lirë.
“Ankesat nga ana e qytetarëve tanë çdo ditë e më shumë po rriten lidhur me vështirësitë në të cilat po hasin, andaj duhet të bëjmë zgjidhje sa më të shpejtë të këtij problemi” ka shtuar ai.
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet