Google ADS

Rohde citon raportin e avokatëve të KiE-së për shpronësimet: E minon më tutje besimin midis komunitetit serb dhe qeverisë kosovare

22:01 | 11 Qershor 2024
E.H

Ambasadori i gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, ka reaguar pas deklaratave të Qeverisë mbi mospajtimin e shteteve të QUINT-it, BE-së dhe OSBE-së për shpronësimin e disa pronave në veri të Kosovës.

Me anë të platformës X, Rohde tha që mënyra e procedimit të qeverisë, sipas avokatëve të Këshillit Evropian, mund të minojë edhe më tutje besimin midis komunitetit serb në Kosovë dhe institucioneve qeveritare.

“Pas reagimit të qeverisë ndaj deklaratës së QUINT-it /BE-së / OSBE-së mbi shpronësimin, më lini të citoj raportin e Avokatëve Eminentë të Këshillit Evropian: Kjo mënyrë e procedimit nuk është kompatibile me sundimin e ligjit dhe është e prirë që të minojë edhe më tutje besimin midis komunitetit serb dhe institucionet e qeverisë kosovare”, ka shkruar Rohde.

“BE-ja, OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës janë organizata në të cilat Kosova synon që të anëtarësohet. Në mënyrë që të lëvizim drejt kësaj, atëherë do të ishte ndihmesë nëse këshilla jonë e përbashkët do të merrej në konsideratë. Ne nuk jemi këtu për të dënuar, por për të përkrahur”, ka thënë Rohde./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale