Ditëve në vijim vranësirat do të shtohen, në fundjavë shi dhe borë.
31.01.2018 – Ditëve të para të muajit shkurt do të kemi ndryshim të kushteve meteorologjike, ku nga Atlantiku një turbullirë do të depërtojë mbi Itali, e ditëve të fundjavës edhe mbi rajonin tonë, që do të sjellë mundësi për reshje shiu dhe bore. Ndërkohë depërtimi i rrymave të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të vazhdojë të mbajë temperaturat mbi vlera mesatare.
1.02- Pas mëngjesit me mjegull në ultësira, gjatë ditës mot me vranësira dhe intervale me diell.
2.02 – Mot i butë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Në mbrëmje vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.
3.02-4.02 – Të shtunën mot kryesisht me vranësira dhe erë, kohë pas kohe me reshje lokale shiu, që më vonë gjatë natës do të shndërrohen në borë, dhe do të vazhdojnë deri të dielen paradite. Të dielën mot i ftohtë, kryesisht me vranësira.
5.02 – Mot i ftohtë, pjesërisht i vranët.
Me ndryshimin e kushteve meteorologjike, me afrimin e turbullirës nga Atlantiku, do të kemi qarkullim të mjaftueshëm të ajrit, që do të mundësojë edhe përmirësimin e kualitetit të ajrit dhe rënie të vlerave ditore të indeksit AQI nga të pashëndetshme në mesatare.
Temperaturat e ajrit vazhdojnë të mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -1C deri në 3C, e ato maksimale nga 9C deri në 11C. Në ultësira ku mund të ketë mjegull ditën e enjte minimalet mund të zbresin deri në -8C.
Era do të fryjë mesatarisht e fuqishme 6-10m/s, me hove deri në 15m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres nën vlera normale.
Rexhepi kërkon qasje të përbashkët Shqipëri–Kosovë për shqip...
Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pa...
Vetura godet fëmijën në Zhabar të Mitrovicës
Rezerva Federale e SHBA-së mban normat e interesit pavarësis...
Kos: Kufizimi i pavarësisë së gjyqësorit, hap prapa për Serb...
Trump: Irani të arrijë një marrëveshje ose sulmi i ardhshëm ...