Një nga ish-krerët e UÇK-së, që aktualisht mbahet në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë, Rexhep Selimi, feston sot ditëlindjen, duke mbushur 54 vjet.
Gruaja e tij, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka bërë të ditur se ndodhet në Hagë dhe i ka uruar atij ditëlindjen përmes një postimi në Facebook.
“Unë dhe ne të gjithë që të duam, të urojmë ditëlindjen Rexhë! Sikur gjithmonë e kudo që jemi, do t’i festojmë ditëlindjet bashkë me ty”. shkroi ajo.
Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit./Arbresh.info
Ramush dhe Anita Haradinaj vizitojnë Loredana Zefin në Feriz...
Deklarata e Konjufcës për Osmanin, reagon Meliza Haradinaj
Tuneli në Tophane lirohet prej mbeturinave
Glauk Konjufca e quan “frizerkë” Vjosa Osmanin
Shqipëria dhe Mali i Zi nxisin avancimin e projekteve ndërku...
Hamza nga Vushtrria: PDK e gatshme dhe e mobilizuar për ndry...