Ishte takimi i parë i tij pas marrjes së mandatit.
Rektori i ri i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, ka pritur në një takim të gjithë Rektorët e Universiteteve Publike të Kosovës.
Me këtë rast ai shprehu dëshirën e tij dhe gatishmërinë për bashkëpunim, raporton portali arbresh.info

“Jam i privilegjuar t’ju pres në takim. Ju ofroj bashkëpunim të plotë. Themelimi i Universiteteve tjera përveç UP-së ju ka dashtë kohës dhe kanë role pozitive. Ne jemi të interesuar që të gjitha universitetet të punojmë dhe jam i gatshëm ta vazhdoj bashkëpunimin me ju”, u shpreh ai.
E me këtë rast Bajram Kosumi-rektor i Universitetit të Gjilanit, tha se presin që të vazhdojnë bashkëpunimin me rektorin e ri.

“Kemi ardhur t’i urojmë suksese rektorit Sahiti. UP ka një histori të gjatë e të bujshme dhe ne kemi dal prej UP-së si Universitetet të reja nëpër komuna. Në emër tim personal dhe të gjithë rektorëve ju dëshirojmë sukses e punë të mbarë jemi të etur për bashkëpunim në konferencën e rektorëve. Ne kemi patur rol të rëndësishëm e sidomos në këtë kohë kur politika filloj t’i çorientoj Universitet Publike. I kemi katër universitetet të cilat presin statusin e ri dhe presim që edhe përmes konferencën e Rektorëve të gjendet një zgjidhje”, deklaroi Kosumi.
Gjatë këtyre ditëve të shtatë Rektorët e Universiteteve të Kosovës do të mbajnë një konferencë të përbashkët ku do ti shpalosin projektet dhe problemet e tyre./arbresh.info/
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...