Universiteti Ukshin Hoti – Prizren ka marrë akreditim institucional 5-vjeçar, pas vlerësimit të ekspertëve ndërkombëtarë dhe miratimit nga bordi i Këshilli Shtetëror i Cilësisë më 23 shkurt 2026.
Akreditimi vlerëson standardet akademike, menaxhimin institucional, infrastrukturën dhe proceset administrative, duke kontribuar në rritjen e kredibilitetit të universitetit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Menaxhmenti i universitetit ka falënderuar edhe Agjencia Kosovare për Akreditim dhe Këshillin Shtetëror të Cilësisë për profesionalizmin dhe transparencën gjatë procesit të vlerësimit.
Sipas njoftimit, ky akreditim hap mundësi të reja për zhvillimin e programeve akademike, kërkimin shkencor, bashkëpunimet ndërkombëtare dhe modernizimin e proceseve arsimore. Universiteti ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin për arsim cilësor dhe zhvillim institucional.
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...
Theret me thikë një person në Deçan