Një person është arrestuar dhe mbi pesë kilogramë substanca të dyshuara narkotike janë sekuestruar gjatë një operacioni të zhvilluar nga hetuesit policorë pas dyshimeve për trafikim me lëndë narkotike në Prishtinë.
Në vazhdim të hetimeve, autoritetet kanë identifikuar dhe lokalizuar të dyshuarin, ndërsa gjatë kontrolleve janë gjetur prova dhe sasi të konsiderueshme të substancave të dyshuara si marihuanë.
Siç njofton Policia, në veturë janë gjetur gjashtë paketime, që dyshohet të jenë substancë narkotike e llojit marihuanë, me peshë 8.1 gramë.
Në vazhdimësi të operacionit është identifikuar dhe lokalizuar i dyshuari kryesor L.M., dhe gjatë kontrollit i janë gjetur para në vlerë prej 295 eurosh, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe, në konsultim me të, është kontrolluar edhe banesa e të dyshuarit në Fushë Kosovë.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 537.7 gramë substanca që dyshohen të jenë marihuanë, si dhe dëshmi të tjera relevante për rastin.
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci