Sot punëtorët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë filluar grevën e cila do të zgjasë 24 orë, ku kërkohet ngritja e pagave për mjekët dhe teknikët, përmirësimi i kushteve si dhe implementimi i plotë i Kontratës Kolektive Sektoriale.
Lidhur me këtë ministria e Shëndetësisë ka reaguar përmes një komunikate për media.
“Ministria e Shëndetësisë ka qenë e përkushtuar dhe ka punuar bashkë me FSSH-në dhe Odën e Mjekëve të Kosovës që në kuadër të Projektligjit për pagat në sektorin publik në Kosovë, të përfaqësojë dhe adresojë kërkesat për rritje të pagave në nivelin që profesionistët shëndetësor e meritojnë, duke e argumentuar pse duhet që punëtorët shëndetësor të trajtohen në mënyrë shumë më të dinjitetshme se deri tani” thuhet në komunikatën e ministrisë.
“MSh qëndron prapa këtyre kërkesave dhe argumenteve të prezantuara në Qeveri dhe në Projektligjin për pagat dhe beson që përgjigja për to do të jetë pozitive nga ana e Qeverisë dhe Kuvendit, me qëllim që sistemit shëndetësor t’i jepet shtytje në reformën e tij, ndërsa profesionistit shëndetësor vendi i merituar brenda këtij sistemi dhe shoqërisë në përgjithësi”.
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...