Qytetarët ende nuk e kanë marrë seriozisht rrezikun që sjell mos respektimi i masave mbrojtëse kundër Covid-19.
Shumica prej tyre, duket se maskën e shohin veç si mbrojtje nga gjoba e Policisë së Kosovës dhe jo për shëndet, shkruan arbresh.info.
Arbresh.info ka përcjellur nga afër punën e policisë në sheshet e Prishtinës, derisa po kryenin punën e tyre rreth zbatimit të masave anti-Covid.
Kamera e arbresh.info, ka kapur shumë qytetarë të cilët nuk mbanin maskë, mirëpo në momentin që shikonin policinë mësynin të vendosnin maskën.
Të intervistuar nga arbresh.info, disa nga qytetarët pohojnë që maskën e vendosin për mbrojtjen e shëndetit të tyre, ndërsa ka edhe prej tyre që vendosjen e maskës e shohin si parandalim i gjobës nga policia./arbresh.info/ Arditë Shkodra/
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...
Petkoviq: Marrëveshja për Ligjin për të Huajt nuk nënkupton ...
SHBA bombardon pranë Hormuzit/ Goditi objektet ushtarake, jo...