Raportuesi i Kosovës në Parlamentin Evropian Igor Soltes ka thënë për arbresh.info se vizita e kryeministrit malazez në Kosovë , Dushko Markoviq do të zgjidhë çështjen e demarkacionit në mes të dyja vendeve.
Soltes ka deklaruar se kjo vizitë është një hap në drejtimin e duhur dhe se pret që çështja e demarkacionit të zgjidhet sa më shpejtë që të jetë e mundur.
“Vizita e përmendur është një hap në drejtimin e duhur dhe me sa di unë Mali i Zi dhe Kosova kanë marrëdhënie të mira dhe bisedimet mes kryeministrave duhet të sjellin rezultat të mirë dhe një zgjidhje të cilën e presim të gjithë ne, e kjo është zgjidhja e çështjes së Demarkacionit të bëhet sa më parë të jetë e mundur”, ka thënë ai./arbresh.info/
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur