Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi që i njëjti ka raportuar rrejshëm për një vrasje në fshatin Ramoc.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, drejtori rajonal i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.
Graishta bëri të ditur se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Përkundër që lajmërimi ka qenë i rremë, Policia nuk e ka injoruar informatën dhe ka reaguar pa vonesë. Në ndërkohë është punuar edhe në verifikimin e burimit të informatës. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.”, ka deklaruar ai./Arbresh.info
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë
Izraeli intensifikon sulmet në Liban, mbi 30 viktima, mes ty...
Sot Kurban Bajrami, Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar d...
Presidenti Begaj uron Bajramin nga qyteti i shenjtë i Mekës
FFK uron Bajramin: Kjo festë e sakrificës, të na afrojë më s...