Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, janë sulmuar të premten në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit.
Sipas raportimeve në media, fillimisht është sulmuar bashkëshortja e deputetit, ndërsa më pas i dyshuari ka sulmuar edhe vetë deputetin dhe vajzën e tij.
Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se është arrestuar i dyshuari.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është përleshur me viktimat një mashkull dhe dy femra. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron