Që nga muaji nëntor qytetarët të cilët jetojnë jashtë Prishtinës, për të hyrë në kryeqytet duhet të paguajnë. Por, kjo iniciativë duhet të marrë edhe miratimin e Kuvendit Komunal.
Mirëpo një plan i tillë duket se nuk po gjen mbështetje të plotë brenda kësaj komune.
Egzon Azemi, asamblist nga radhët e VV-së, thotë se një plan i tillë është diskriminim për qytetarët.
Ai për arbresh.info thotë se Vetëvendosje e kishte menduar më herët një plan të ngjashëm, mirëpo jo të kushtëzohej hyrja me pagesë në Prishtinë.
“Një plan i tillë është i padrejtë për shkak që diskriminon jashtëzakonisht shumë qytetarët e qyteteve të tjera. Lëvizja Vetëvendosje e ka pas në plan me e ndërtu parkingun në hyrje të Prishtinës dhe jo me kushtëzu pagesa. Ne pajtohemi që parkimi në qendër të Prishtinës me qenë më i shtrenjtë dhe e kemi votu një rregullore të tillë në mënyrë që veturat mos të kenë kosto të lirë që me u parku në qytet, në mënyrë që të ulet qarkullimi i veturave”, tha Azemi.
Azemi po ashtu thotë se Vetëvendosje nuk do e mbështes këtë ide të kryetarit Ahmeti.
“Por nuk duhet të ketë kësi kosto direket, që nëse nuk je qytetarë i Prishtinës duhesh me pagu, Mendojmë që është vendim diskriminues dhe normalisht që nuk do ta përkrahim”, tha Azemi.
Derisa Vetëvendosje po e kundërshton fuqishëm të parin e Prishtinës për këtë vendim, nga AKR thonë se e kanë ende në diskutim.
Asamblisti nga radhët e AKR-së, Sami Boroci në një prononcim për arbresh.info thotë është diskutuar edhe më parë lirimi i qytetit dhe mundësia për të qarkulluar më lirë në trafikun urban.
Mirëpo, “vendosje e rampës” për qytetarët është pak problematike sipas tij, dhe për këtë ai thotë se ende nuk kanë marrë ndonjë vendim nëse do ta përkrahin këtë iniciativë.
“Ne e kemi diskutu edhe më herët punën e kyçjeS në qytet, edhe ideja e kësaj ka qenë lirimi i qytetit prej komunikacionit prej ngarkesës së madhe. Mirëpo kjo në të njëjtën kohë ka qenë e lidhur edhe me stimulimin e trafikut urban, me ju jep mundësi njerëzve që me e shfrytëzu më shumë trafikun urban. Në kuptimin që me ju vendos rampë njerëzve, është pak më problem edhe një iniciativë të tillë ne jemi duke e diskutuar në grup. Mirëpo nuk kemi ende ndonjë vendim definitiv nëse e përkrahim ose jo, kemi me e pas shumë shpejt qëndrimin tonë dhe do e definojmë në Kuvend”, tha Boroci.
E lidhur me këtë çështje, kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, sqaron se e gjithë kjo do të bëhet për shkak të ndotjes së ajrit nga makinat në stinën e dimrit.
“Meqenëse rrugët janë të ngushta dhe nuk mund të zgjerohen në qendër, atëherë zgjidhja e vetme mbeten ndërtimi i rrugëve alternative (unaza) dhe pagesa e taksës për lëvizje me makinë në pjesë të populluara të qytetit ku ka tollovi dhe që mund të shkaktojnë ndotje”, ka shkruar Ahmeti./arbresh.info/
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...