Mesfushori holandez i Tottenham Hotspur, Xavi Simons, nuk do të mund të marrë pjesë në Kupën e Botës, pasi ka pësuar një lëndim serioz në gjurin e djathtë.
23-vjeçari ka këputur ligamentin krociat, duke u detyruar të mbyllë sezonin para kohe.
Lëndimi ndodhi të shtunën në përballjen mes Tottenham Hotspur dhe Ëolverhampton Ëanderers, e fituar nga londinezët me rezultatin 1-0. Si pasojë, Simons do të mungojë në ndeshjet e mbetura të Premier League dhe në Botërorin e ardhshëm.
Në një reagim emocional në rrjetet sociale, Simons shprehu zhgënjimin e tij.
“Thonë që jeta është mizore dhe kështu ndihem në këtë moment. Sezoni im është mbyllur keq dhe po përpiqem ta pranoj. Sinqerisht, e kam zemrën të thyer”, tha ai.
Simons theksoi gjithashtu se mungesa në Botëror është një goditje e madhe personale.
“Gjithçka që doja ishte të luftoja bashkë me skuadrën. Tani nuk mund ta bëj. E njëjta gjë vlen edhe për Botërorin, nuk mund të përfaqësoj vendin tim”, ka pohuar ai.
Simons numëron 34 paraqitje me Holandën dhe konsiderohej një nga elementët kyç për turneun.
Dënohet me 6 vjet burgim ish-punonjësja e OSBE-së për spiuna...
Haxhiu paralajmëron seancë për presidentin sonte
Mulhaxha-Kollçaku: Nuk kemi ende asnjë nënshkrim për kandida...
Haradinaj: Plagët e luftës nuk mbyllen pa u zbardhur fati i ...
Vrasja e çiftit në Lezhë, Policia identifikon të dyshuarit
Kurti kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për të pagjet...