Një grua e moshuar rreth moshës 80 vjeç është shpëtuar në qytetin e Vlorës pasi doli në ballkonin e shtëpisë teksa kërcënonte se do të hidhej.
Ngjarja ka ndodhur pak momente më parë ku e moshuara prej minutash qëndronte në ballkonin e shtëpisë në katin e tretë dhe kërcënonte që do të hidhej. Menjëherë kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse, raporton Euro News, transmeton Klankosova.tv.
Shefi i ndërhyrjes së shpejtë në zjarrfikësen e Vlorës, është parë duke folur me zonjën e moshuar dhe duke u munduar ta bind që të zbresë nga banesa.
Pas disa minutash tentativash, e moshuara u bind dhe u arrit të shpëtohej. E moshuara dyshohet se vuan nga probleme të sklerozës.
Haxhiu paralajmëron seancë për presidentin sonte
Mulhaxha-Kollçaku: Nuk kemi ende asnjë nënshkrim për kandida...
Haradinaj: Plagët e luftës nuk mbyllen pa u zbardhur fati i ...
Vrasja e çiftit në Lezhë, Policia identifikon të dyshuarit
Kurti kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për të pagjet...
Mbi 1 milion euro për Komitetin Olimpik të Kosovës