Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shkruan se shteti i tij i ka shtrirë dorën e miqësisë Serbisë, duke dalur edhe kundër sanksioneve ndaj saj, megjithatë, ai shton se për të ardhmen e qëndrueshme të marrëdhënieve Shqipëri-Serbi, duhet një përfundim i suksesshëm i procesit të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.
Këtë e ka bërë të ditur Rama përmes një ostimi në faqen e tij në Facebook, raporton Arbresh.info.
“Shqipëria i ka shtrirë Serbisë dorën e miqësisë. Në mënyrë ironike, ka ndodhur në ndonjë rast të jemi i vetmi vend në rajon që ka folur hapur kundër sanksioneve ndaj Serbisë dhe e kemi shpjeguar qartë pse jemi të bindur në këtë qëndrim. Megjithatë, dhe kjo duhet theksuar, një përfundim i suksesshëm i procesit të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm edhe për të ardhmen e qëndrueshme të marrëdhënieve Shqipëri-Serbi,” shprehet Rama në Facebook.
Ai shton se nuk po kupton taktikat e Qeverisë së Kosovës, por as strategjinë e dialogut të Serbisë.
“Për fat të keq, teksa përpiqem pa sukses të kuptoj taktikat e qeverisë së Kosovës, mbetem po aq i pasuksesshëm në përpjekjen për të kuptuar strategjinë e dialogut të Serbisë. Dyshoj se strategjia e Beogradit është të vonojë proçesin dhe të përfitojë sa më shumë nga taktikat vetëdëmtuese të Prishtinës, të cilat e kanë ndihmuar vijimësisht viktimizimin e Serbisë ne arenën e ndërkombëtare”, shkruan i par Qeverisë shqiptare./Arbresh.info/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...