Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se po punojnë intensivisht për mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
Ai në fjalën hyrëse gjatë hedhjes së shortit për renditjen e partive politike në fletëvotim, shtoi se janë duke u munduar që të ruajnë shëndetin publik si pasojë e pandemisë.
Ai i ka lutur të gjitha partitë politike të jenë bashkëpunuese.
“Komisioni Qendror ka disa javë që po punon me intensitet të lartë për datën e 17 tetorit. Duke parë rëndësinë e këtyre zgjedhjeve e në anën tjetër edhe situatën pandemike po mundohemi që të punojmë në këtë drejtim dhe të organizojmë zgjedhjet brenda kornizave ligjore”, tha ai.
“Sot kemi të pranishëm përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike andaj lus që të punojmë bashkërisht në mbarëvajtjen e mirë të këtyre zgjedhjeve”./arbresh.info/

Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira