Qytetarët e Kosovës nga paniku i koronavirusit kanë zbrazur marketet në vend.
Mielli, sheqeri dhe vaji janë produktet më të kërkuara, raporton arbresh.info.
E mungesa e tyre në raftet e marketeve ka bërë që qytetarët të kërkojnë alternativa në vende të tjera.

Në adresë të portalit arbresh.info kanë ardhur disa fotografi ku shihen njerëz duke blerë thasë mielli e duke krijuar rende të gjata.
Ndërkohë kujtojmë se Kosova ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar me këtë virus vdekjeprurës.

Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur koronavirusin pandemi globale./arbresh.info/

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...