Qytetarë të shumtë sonte në qendër të Deçanit kanë ndezur qirinj për t’u solidarizuar me familjen e Donjeta Pajazitit e cila është gjetur e vdekur në Bjeshkët e fshatit Strellc të komunës së Deçanit.
Qytetarët se bashku me kryetarin e komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj kërkuan nga hetuesit e drejtësisë të merren seriozisht me rastin dhe të dënohen kryesit e kësaj vepre, transmeton arbresh.info
“Deçanin e ka kapluar dhembja për vrasjen e mistershme të Donjeta Pajazitaj. Të gjithë duan zbardhjen e kësaj vrasje që shpirti i Donjetës të prehet i qetë e në paqe”, shkruan kryetari Rasim Selmanaj në llogarinë e tij në Facebook.
Varrimi i Donjeta Pajazitaj bëhet nesër me datën 20 dhjetor në fshatin Strellc i Ulët në ora 14.00./Arbresh.info
Ambasadori britanik viziton KQZ-në: Tani i takon popullit të...
Voton Vjosa Osmani: Dilni dhe votoni me bindjen tuaj, me shp...
Albulena Haxhiu voton: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fo...
Voton Ardian Gjini: Kosova ju përket vetëm juve dhe ju duhet...
Veton Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Me sigu...
Kurti pas votimit: Sa më e lartë të jetë dalja e qytetarëve,...