Që nga viti 2000, Komuna e Deçanit dhe Manastiri i Deçanit kanë vazhduar “betejën” për pronat publike APIKO dhe Iliria.
Së fundi, Kolegji i Apelit i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës ka marrë vendim që këto prona publike nuk i takojnë Manastirit, raporton KTV.
Vendim i Kolegjit i marrë më 12 qershor 2015 ka nxitur shpresën e autoriteteve të Deçanit se drejtësia do bie në binarët e duhur.
Në Vendimin e Kolegjit të Apelit, të cilin edhe zyrtarisht komuna e ka pranuar të premten, thuhet se Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme nuk është kompetente për t’i shqyrtuar këto çështje, ndaj kërkohet që rasti të kthehet për shqyrtim në Gjykatën Themelore në Pejë, dega në Deçan.
E ky vendim, sipas të parit të komunës, Rasim Selmanaj, është i drejtë.
Vendimi, po ashtu është i mirëseardhur edhe për shoqërinë civile në këtë qytet.
Në Manastirin e Deçanit nuk e kanë thënë asnjë fjalë të vetme lidhur më vendimin e gjykatës.
Sava Janjiq ka thënë se nuk është në disponim të flasë për këtë problem.
Ndërkaq, vendimi i Dhomës së Posaçme të 27 dhjetorit 2012 ishte i papranueshëm për qytetarët dhe institucionet e Deçanit, transmeton Koha.net.
Madje atë kohë ishin organizuar edhe protesta, duke kërkuar nga Manastiri që të mos pretendojë marrjen e pronave dhe bllokimin e zhvillimit ekonomik të kësaj komune.
Kolumbia voton nën hijen e dhunës, dy rrugë krejt të kundërt...
Konaté prek tifozët e Liverpoolit me mesazhin e lamtumirës: ...
Gjini: Ulja e pragut të TVSH-së për zejtarët, ndër vendimet ...
Komandanti i KFOR-it takon ministrin e Jashtëm të Shqipërisë...
Dy shoferë motoçikletash gjobiten për shkelje të rënda në tr...
Kurti në Vushtrri: Mandati i ardhshëm do të jetë mandati i h...