Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, gjatë muajit shkurt 2019, janë ngritur 147 aktakuza kundër 172 personave, për vepra të ndryshme penale nga Kodi i Republikës së Kosovës.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë kësaj periudhe janë ngritur 7 aktakuza kundër 8 personave, gjithashtu i njëjti Departament ka bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.
Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur 140 aktakuza kundër 164 të pandehurve, po ashtu ka bërë katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.
“U larguat në finale”, Ludo flet me Elijonën për shoqërinë e...
Hungaria thotë se do t’i bllokojë sanksionet e reja të BE-së...
“Uroj të ketë drejtësi në Hagë”, Rama: Nuk po gj...
Bllokimi i Librazhd–Qafë Thanë, dhjetëra fshatra të izoluara...
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Gjendet trupi i bjeshkatarit Fazim Fetahoviq