Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se sipas kërkesës së kësaj prokurorie, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, sot, më 20 dhjetor 2018, janë kontrolluar 11 lokacione të ndryshme lidhur me hetimin që është duke e zhvilluar Prokuroria Speciale për veprat penale “fajdeja” nga neni 343 i KPRK-së, “detyrimi” nga neni 340 i KPRK-së, dhe “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 të KPRK-së.
Prokuroria Speciale njofton se deri më tani, janë të ndaluar 5 persona, ndërsa dy të tjerë gjenden ende në arrati, për të cilët Policia është duke e trajtuar rastin, raporton Express.
Burime të Gazetës Express thonë se djemtë e Sabit Gecit, Kushtrim dhe Alban Geci, ende nuk kanë arritur të kapen nga policia.
E prokuroria Speciale thotë se pasi ta kenë raportin informues me këtë urdhër kontrolle, do të veprohet me procedura tjera sipas KPP-së.
Gazeta Express ka raportuar tek sot në orët e para të mëngjesit se pjesëtarë të Njësisë Speciale u drejtuan në shtëpinë e ish-ushtarit të UÇK-së, Sabit Geci.
Djemtë e Sabit Gecit po dyshohet për përfshirje në fajde, detyrim e krim të organizuar.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...