Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për të mitur, ka ndaluar të miturin A.E., në kohëzgjatje prej 24 orësh.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar, se gjatë ditës së djeshme, në një shkollë të mesme në komunën e Vitisë, tek i mituri A.E., gjatë kontrollimit nga ana e policisë, janë gjetur 7.7 gram substancë narkotike, e llojit ‘’Marihuanë’’, të cilën i njëjti e kishte siguruar në mënyrë të paautorizuar.
“Prokuroria menjëherë pasi është njoftuar me rastin, ndaj të miturit ka nxjerrë aktvendim mbi ndalim, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ nga neni 275 paragrafi 1 lidhur me nenin 281 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, prokuroria ka ushtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, duke pasur parasysh faktin që i njëjti ka poseduar substancë narkotike në objekt të shkollës, si dhe ekziston mundësia e rrezikut të ikjes, pasi që ndaj tij udhëhiqet procedurë penale edhe për vepra tjera penale.
“Brenda një dhome, çfarë është diskutuar?” – Osmani pretendo...
12-vjeçarja goditet nga një veturë afër shkollës “Elena Gjik...
Sulm masiv rus në Ukrainë, 6 të vdekur
Kishte fshehur 1.2 kilogramë kokainë në jastëk, në pranga 32...
Dy ushtarakët shqiptarë fitojnë konkursin e Gardës Kombëtare...
Sllovakia mbyll të gjitha pikat kufitare me Ukrainën për shk...