Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, caktimin e paraburgimit për dy të ndaluarit, S.T nga Vushtrria, i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit“ nga neni 424 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KRPK), dhe Sh.K, nga Vushtrria, i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit“ nga neni 424 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KRPK).
Prokuroria bën të ditur se ndalimi i dy të dyshuarve ka ardhur pas një video-incizimi të publikuar nëpër media, e në të cilat incizime pretendohet se dëgjohet S.T, i cili është vëllau i kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
“Me tu publikuar video-incizimi, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë – Shyqyri Syla, ka urdhëruar Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut, që të nisë hetime përkitazi me publikimin e këtij video-incizimi, ku pas hetimeve janë ndaluar dy të dyshuarit S.T dhe Sh.K, dhe për momentin gjenden në ndalim 48 orësh”, thuhet në njoftim të Prokurorisë.
Seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë./arbresh.info/
Arrestohet në ShBA Sokol Hoxha, i dënuar për vrasjen e tre p...
E kryer, Maresca do të jetë pasuesi i Guardiolës tek Man Cit...
MABCO akuzon Valon Ademin për “vetëgjyqësi kriminale” në Aer...
Joao Pedro reagon pasi nuk u ftua nga Ancelotti në Kupën e B...
KQZ-ja shtyp fletëvotimet me procedurë të përshpejtuar, jep ...
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...