Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, kanë arrestuar A. B., me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në rajonin e Prishtinës, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal’, ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’, ‘falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes’.
Sipas njoftimit, A. B. dyshohet se si drejtues i grupit kriminal, në bashkëkryerje ka blerë armë dhe municione, me qëllim që t’i transportojë dhe t’i shesë, shkruan Arbresh.info.
Gjithashtu, i njëjti dyshohet se me qëllim mashtrimi ka falsifikuar dokumente dhe ka vjedhur identitet të huaj.
Lidhur me rastin, autoritetet e Kosovës kanë mbajtur kontakte dhe bashkëpunim të ngushtë me autoritetet policore të Suedisë, për arsye se i dyshuari A. B. ishte shtetas i Suedisë dhe në kërkim ndërkombëtar nga shteti në fjalë.
Falë bashkëpunimit të vazhdueshëm profesional me autoritetet policore të Suedisë dhe nën autoritetin e PSRK-së, me datën 01.12.2025 është arritur të lokalizohet vendndodhja e të dyshuarit dhe arrestimi i tij.
Gjatë arrestimit në shtëpinë ku qëndronte i dyshuari janë sekuestruar dëshmitë relevante si në vijim:
– 52480 euro para të gatshme,
– patentë shofer suedez –me dyshim te falsifikuare nr, 27242813 ne emër te një personi tjetër,
– letërnjoftim suedez – me dyshim te falsifikuare nr, 2365959 ne emër te një personi tjetër,
– tre (3) telefona celularë,
– orë Rolex ngjyra e bardhe –ari,
– një HDD SEAGEATE P/N. 1TEAPS-500,
– një DVR ,
– një veturë.
Ndërsa, gjatë operacionit të parë policorë të datës 12.03.2023, gjatë kontrollit të kryer në prona/shtëpi banimi, në cilësi të provave materiale ishin sekuestruar:
njëzet (20) armë (AK-47)
njëzet (20) karikator (AK-47)
dy automjete
gjashtë telefona si dhe
dokumente relevante për rastin.
I dyshuari, me nënshtetësi të Suedisë, është ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor PSRK do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së pararbugimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë./Arbresh.info

Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...