Prokuroria e Shtetit ka mohuar qarkullimin e lajmeve për nisje të hetimeve në KQZ, pas dështimit të platformës online për prezantimin e rezultateve zgjedhore.
Liridonë Kozmaqi Hajdaraj, udhëheqëse e Zyrës për Komunikim në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, ka njoftuar se Prokurori i Shtetit, përfshirë edhe Prokurorinë Speciale, nuk ka dhënë urdhër për nisjen e hetimeve kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
“Ju informoj se Prokurori i Shtetit, duke e perfshire edhe Prokurorinë Speciale, nuk ka dhënë urdhër për nisjen e hetimeve kundër KQZ-së”, ka deklaruar ajo.
Ndryshe, pak minuta më parë kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka njoftuar se faqja zyrtare e këtij institucioni nuk është duke funksionuar dhe si pasojë nuk do të mund të publikohen të dhënat preliminare nga zgjedhjet nacionale përmes platformës online./Arbresh.info.
Deklarata e Konjufcës për Osmanin, reagon Meliza Haradinaj
Tuneli në Tophane lirohet prej mbeturinave
Glauk Konjufca e quan “frizerkë” Vjosa Osmanin
Shqipëria dhe Mali i Zi nxisin avancimin e projekteve ndërku...
Hamza nga Vushtrria: PDK e gatshme dhe e mobilizuar për ndry...
Shembja e ndërtesës në Gjermani/ Ekipet e shpëtimit vijojnë ...