Inxhinieri i ujërave dhe njëri prej projektuesve të Ujmanit, Avni Gjonbalaj, ka thënë se në katër pikat e rekomanduara për liqenin e Ujmanit nga SHBA për Kosovën dhe Serbinë nuk ka asgjë çka duhet të kishte përfshirë.
“Fakti që thirren në marrëveshje konform rasteve në Amerikë është i panevojshëm. Nëse i referohemi Konventës së Helsinkit është e qartë se di duhet të menaxhohen rrjedhat ndërkufitare. Ajo është e mjaftueshme dhe s’ka nevojë të thirren askund”.
“Studimi i fizibilitetit është bërë nga Banka Botërore atëherë para se të jepej kredia. Të gjithë ato janë studiuar deri në detaje. Përveç kësaj, ne e kemi bërë masterplanin e Kosovës, i cili është aprovuar në vitin 1985 dhe në atë dokument shkruhet se cilët janë parametrat e Ujmanit dhe si do të përdoret”, tha ai për Klan Kosova.
Gjonbalaj po thotë se Serbia fare s’ka nevojë të kyçet në këtë çështje.
“Serbia e ka dhënë pëlqimin e vet për gjithë parametrat meqë kontrata me Bankën Botërore është ratifikuar në Kuvendin e Jugosllavisë dhe dihet që ratifikimin e ka nënshkruar Tito dhe e ka ratifikuar Kuvendi i Kosovës. Prandaj, nuk e di se çfarë ka me pjellë”.
Formimin e një komisioni dyshtetëror s’po e sheh problematike Gjonbalaj, por thotë se krijimi i tyre duhet të bëhet nda dy shtete që e pranojnë njëra-tjetrën.
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...
Çështja e presidentit, nis takimi në Kuvend mes Kurtit dhe A...
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...