Rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit është duke iu afruar fundit. Nga përditësimi i të dhënave në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se janë rinumëruar më shumë se rreth 88 për qind e vendvotimeve apo 2.244 nga 2557 sa janë në total.
Rinumërimi i plotë u vendo pasi në rinumërimin e pjesshëm u hasën shumë manipulime në garën e kandidatëve për deputetë.
Në të gjitha partitë ka kandidatë që ka rezultuar se në numërimin e parë kanë përfituar qindra vota shtesë ose kanë humbur qindra vota.
Manipulimet që u shpërfaqën, kanë bërë që Prokuroria të aktivizohet në disa rajone. Në Prizren janë paraburgosur 23 persona, në Malishevë disa të tjereë, ndërkaq hetime po zhvillohen edhe në komuna të tjera.
Pas publikimeve të deritashem të rezultateve të rinumëruara, nuk ka kandidatë të partive shqiptare që e kanë humbur ulësen.
Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Podujevë...
Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ka frikë ...
27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...