Dy të dyshuar janë arrestuar dje në Prishtinë pasi pas një mosmarrëveshje janë sulmuar ndaj njëri-tjetrit si dhe gjatë sulmit kanë goditur edhe një automjet tjetër, me ç’rast është lënduar një person i cili ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit kujdestar njëri prej të dyshuarve është ndaluar në qendrën e mbajtjes, ndërsa i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.