Në kohën kur Prishtina është mbuluar nga bora dhe rrugët janë vështirë të kalueshme, kryetari i saj po merret me dialogun Kosovë-Serbi. Momentalisht, Shpend Ahmeti po qëndron në Bruksel si kryenegociator i bisedimeve me Serbinë.
Java e dytë e janarit po vazhdon me reshje të borës dhe temperatura të ulëta në Kosovë. Kjo gjendje do të vazhdojë edhe për disa javë. Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, për Gazetën Express ka treguar se deri kur vendi do të jetë i përfshirë nga reshjet e borës, si dhe ka folur për temperaturat minimale në Kosovë.
Sylë Tahirsylaj, ka deklaruar se reshjet e borës do të vazhdojnë edhe disa ditë në vend. Për Express, Tahirsylaj tha se në bazë të matjeve të fundit që ai i ka bërë thotë se temperaturat minimale në vend do të luhaten prej minus 7 gradë celsius deri në minus 10 gradë në viset malore.

Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...