Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar shefe të stafit, Learta Hollajn, e cila deri tashti ka mbajtur postin e zv.shefes së stafit të presidentes.
Learta Hollaj i është bashkuar ekipit të presidentes Osmani katër vjet më parë, fillimisht si këshilltare e kryetares së Kuvendit të Kosovës, e pastaj si zëvendës shefe e stafit të Presidentes.
Përgjatë kësaj periudhe, angazhimi i saj ka qenë i fokusuar në politikën e jashtme, politikat në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm, sektorin e energjisë, si dhe në avancimin e agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
“Presidentja Osmani e ka falënderuar znj. Hollaj për angazhimin e deritashëm në pozitën e zv. Shefes së Stafit dhe i ka uruar sukses në përmbushjen e objektivave të Presidentes dhe Kabinetit të saj nga pozita e sapoemëruar”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës