Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Uashington ka zhvilluar një takim me John Boltonin, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Në këtë takim është biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, për perspektiven euroatlantike dhe për domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si parakusht për paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar këshilltarin John Bolton për mbështetjen që presidenti Trump po i jep Kosovës në të gjitha fushat.
Nga ana tjetër, Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Trump e ka siguruar Presidentin e Kosovës se Shtëpia e Bardhë dhe administrata Trump e mbështetë fuqishëm arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë ditës, presidenti Thaçi pritet të takojë edhe përfaqësues të shumtë amerikanë në Kongres, Senat dhe institucione të tjera./arbresh.info/
Granit Xhaka shpallet lojtari i sezonit te Sunderlandi
Aktakuzë ndaj Bojan Jevtiqit, ish-policit të dyshuar për spi...
Për lëndim të rëndë trupor, Kobra dhe dy të tjerët dënohen v...
Organizata serbe “Severna Brigada” kërcënon Albin Kurtin me ...
ZYRTARE: Albena Reshitaj i bashkohet listës së Vjosa Osmanit...
KEDS gjobitet me 35 mijë euro për parregullsi në njehsorë el...