Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni e ka publikuar një fotografi të para 20 vitesh, ai se bashku me presidentin Ibrahim Rugova qëndronin në SHBA.
Në fotografi është veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Harry Bajraktari, Adnan Merovci, presidenti Rugova dhe vet ministri Hyseni.
Ja postimi i plotë i Hysenit në Facebook:
Javën e kaluar pata kënaqësinë e veçantë të isha në disa ngjarje dhe përvjetor të rëndësishëm me mikun tim të madh, kongresistin amerikan Eliot Engell, i cili shoqërohej, si shumë herë më parë, edhe nga miku im Harry Bajraktari, një veprimtar i shquar për çështjen kombëtare.
Kjo vizitë më dha shkas të kujtoja shumë ngjarje dhe të kaloja nëpër arkivin tim të vogël të fotove të ruajtura.
Kjo foto te Kongresi amerikan është bërë para 20 vitesh, 1995. Po shoqëronim Presidentin Rugova i cili po zhvillonte njërin nga takimet e tij të shumta me kongresistin Engel.
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzohen në Londër, i pret një...
Khvicha Kvaratskhelia shpallet lojtari i sezonit në Ligën e ...
Zelensky: Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës, agresioni i saj ...
Suarez mbetet jashtë listës së Botërorit
Kurti: Masakra në Studime e Poklek, dëshmi e krimeve të krye...
Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës