Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës

16:44 | 31 Maj 2026
E.G

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se në kuadër të aksionit për largimin e deponive ilegale janë larguar rreth 180 tonë mbeturina dhe materiale inerte në rajonin e Pejës.

Sipas saj, vetëm gjatë ditës së djeshme janë larguar 100 tonë material, ndërsa gjatë ditës së sotme janë larguar edhe 80 tonë të tjera, falë angazhimit të vazhdueshëm të ekipeve në terren.

“180 tonë mbeturina më pak në Pejë, Në kuadër të aksionit për largimin e deponive ilegale, deri më tani janë larguar rreth 180 tonë mbeturina dhe materiale inerte në rajonin e Pejës.Gjatë ditës së djeshme janë larguar 100 tonë material, ndërsa sot janë larguar edhe 80 tonë të tjera, me angazhimin e vazhdueshëm të ekipeve në terren.

Aksioni po vazhdon me intensitet të lartë edhe në komunat e tjera, me synimin për mbrojtjen e mjedisit, pastrimin e hapësirave publike dhe rikthimin e zonave të degraduara në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info