Gjatë ditës presidenca njoftoi se është shtyrë data e seancës së parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Kosovës për 26 dhjetor.
E duket se presidenti Hashim Thaçi nuk është konsultuar me partinë e parë të zgjedhjeve të 6 tetorit, Vetëvendosjen për shtyrjen e datës së konstituimit të Kuvendit, shkruan arbresh.info.
Këtë e tha Glauk Konjufca nga VV, i cili hodhi dyshime lidhur me arsyen se pse është shtyrë data e seancës.
“Ne jemi të pakënaqur me ndërrimin e kësaj date për arsye se presidenti nuk ka dhënë kurrfarë shpjegimi me kë ka biseduar. Në momentin që nuk ka biseduar me partinë e parë me rezultat nga zgjedhjet dhe partinë e dytë të cilat janë duke bisedu si me qeverisë Kosovën, si mund të thotë një president i tillë që ka bisedu me subjektet politike. Ne i kemi dyshimet qysh është ndërru kjo datë dhe do të kishte me qenë mirë, presidenti me na tregu emrat e këtyre partive politike cilat kanë qenë ato parti që të mos jetë data 24 siç është dakorduar, por 26 dhjetori”, u shpreh Konjufca.
Ndërkohë VV e LDK janë shprehur optimistë se marrëveshja e koalicionit do të bëhet para seancës së paraparë./arbresh.info/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...