Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të posedimit të substancave narkotike në Ferizaj, ku edhe janë arrestuar dy të dyshuarit.
Rasti ka ndodhur të martën në ora 20:00.
“Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë dhe objektet përcjellëse e njërit nga të dyshuarit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar para të gatshme në vlerë rreth 15,361,32 euro, 110 franga zvicerane, katër telefona celularë, një thikë flutur, një mulli për bluarje të substancës, një kavanoz qelqi, dy pako me letra për mbështjellje të Marihuanës, 34 paketime me foli alumini me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 33.00 gram”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, kurse njëri është dërguar në mbajtje. /Arbresh.info/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...