Njësitet policore të Stacionit Veriu në Prishtinë kanë arritur të parandalojnë një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin Siqevë të Prishtinës.
Falë reagimit të shpejtë të njësive policore, është arritur të parandalohet vjedhja dhe të sigurohen prova që ndërlidhen me rastin.
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e Pyllit”.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e prerjes ilegale të pyjeve dhe apelon tek qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë që dëmton mjedisin dhe pasuritë natyrore.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, 866 gjoba të shqip...
Aksident në Prizren, një grua godet me veturë një këmbësor
I dyshuari për vrasjen e “Radullës” në Prishtinë në arrati, ...
Vrasja e rëndë në Mitrovicë, viktima dhe i plagosuri vëllezë...
Chelsea i vendos çmim marramendës Enzo Fernandez
Çmimet e reja të derivateve në Kosovë/Nafta 1.58€, benzina 1...