Policia e Kosovës ka paralajmëruar qytetarët për mesazhet mashtruese që po qarkullojnë lidhur me njoftimin për gjobat në trafik.
Në njoftimin e policisë bëhet me dije se këto mesazhe përmbajnë linqe mashtruese, të cilat synojnë të mashtrojnë qytetarët, shkruan Arbresh.info.
Policia e Kosovës thekson nuk ka dërguar mesazhe të tilla si dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë; të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare; të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve; të fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese.
“…nëse kanë kryer ndonjë pagesë përmes këtyre linqeve, menjëherë ta raportojnë rastin në bankën ku janë klientë dhe të kërkojnë anulimin e pagesës. Po ashtu, rasti duhet të raportohet edhe në stacionin policor më të afërt”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...