Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, përkatësisht njësitë e sektorit dhe policisë në komunitet, në kuadër të projektit “Parandalimi i përdorimit të rrezikshëm të laserëve nga të rinjtë”, kanë realizuar aktivitete sensibilizuese me temë: “Rreziqet nga përdorimi i papërgjegjshëm i laserëve”.
Aktivitetet janë zhvilluar në të gjitha komunat e rajonit të Ferizajt, përkatësisht në: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit
Instruktorët policorë kanë mbajtur ligjërata vetëdijësuese me nxënës të shkollave të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, si dhe takime informuese me stafin arsimor dhe këshillat e prindërve lidhur me mbikëqyrjen e fëmijëve në përdorimin e pajisjeve laserike.
“Gjithashtu, janë vendosur posterë informues në lokacione me frekuentim më të madh të qytetarëve, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit publik. Përmes këtyre aktiviteteve dhe materialeve informuese synohet njoftimi i nxënësve, prindërve dhe qytetarëve mbi pasojat dhe rreziqet që mund të shkaktojë përdorimi i pakontrolluar i pajisjeve laserike”, thuhet në njoftim.
Rikujtojmë se drejtimi i rrezeve laser ndaj personave, automjeteve apo mjeteve ajrore përbën veprim të rrezikshëm dhe të dënueshëm, i cili mund të shkaktojë pasoja serioze për shëndetin (dëmtime të përhershme të shikimit) dhe për sigurinë në komunikacion./Arbresh.info

PDK mban mbledhjen e Këshillit Drejtues, diskutohen zhvillim...
Superkompjuteri parashikon fituesin e Ligës Premier pas triu...
Diell, shi e rrufe/ Parashikimi i motit për pesë ditët e ard...
Vranësira dhe temperatura deri në 21°C, parashikimi i motit ...
Seancë për sulmin në Banjskë, sot jepen fjalët përfundimtare...
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...