Policia e Kosovës ka pranuar një informacion për mjet të dyshuar shpërthimi në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Mirëpo pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshuar në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes”, tha Pllana./Arbresh.info
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani
Hyn i armatosur në lokal dhe godet pronarin, arrestohet 28-v...
Interi tashmë kërkon zëvendësuesin për Bastonin
Turqit nuk do të stërviten në “Fadil Vokrri” ...
Shembja e dheut në Prishtinë lë pa rrymë një pjesë të kryeqy...
Pas shembjes së dheut, bllokohet për qarkullim rruga “...