Katër persona të nacionalitetit serb janë arrestuar dje në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicën e Veriut pasi që dyshohet se kanë sulmuar zyrtarët policor.
Sipas policisë, të dyshuarit fillimisht i kanë fyer e më pas i kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policor, shkruan Arbresh.info.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Knjaz Millosh, Mitrovicë Veri 10.09.2024-00:20. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë fyer dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor të cilët ishin në detyrë zyrtare në shëtitoren e qytetit. Lidhur me rastin viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, po ashtu edhe të dyshuarëve iu është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...