Policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi ka urdhëruar 53 urdhëresa të gjykatave për vepra të ndryshme penale.
Sipas policisë, realizimi i urdhëresave do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, shkruan Arbresh.info.
“Policia Rajonale e Ferizajt në bazë të planit operativ realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore, gjatë javës që shkoi, nga data 23-29/10/2023 ka realizuar 53 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë
Bekë Berisha thotë se do të shkojnë në seancë: Nuk i njoh dy...
Nis seanca për presidentin, sërish pa opozitën
Gola thotë se orientimi i VV’së është për zgjedhjen e Feride...
Seanca e thirrur nga VV për zgjedhjen e Presidentes nga ora ...