Policia Rajonale e Ferizajt edhe gjatë kësaj jave ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 18-24/09/2023 ka shqiptuar 1401 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 11 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Ndërsa, janë raportuar 34 aksidente, prej tyre:
Aksidente me lëndime, 19
Persona të lënduar, 26
Aksidente me dëme materiale, 15
Tutje në njoftim thuhet se Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.
Ndërsa, fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë./Arbresh.info/


Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave