Policia e Kosovës, në bashkëpunim me njësitë relevante dhe me autorizim të Prokurorisë Speciale, ka zhvilluar një aksion policor në Prishtinë, duke zbatuar urdhër-kontroll të lëshuar nga gjykata.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani, bastisjet janë kryer në vendbanimet e personave të dyshuar, në lidhje me veprat penale fajde dhe shpëlarje parash.
“Policia e Kosovës me njesitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë Speciale, ka realizuar operacion policor në Prishtinë, duke zbatuar urdhër-kontroll të gjykatës, në vendbanimet e përsonave të dyshuar. Operacioni Policor është realizuar mbi dyshimet për veprat penale Fajdeja dhe Shpërlarja e Parave. Pas përfundimit dhe kompletimit të veprimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, tha Kelani./Arbresh.info
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund