Policia e Kosovës njofton se të martën rreth orës 18:20, derisa ishte duke patrulluar në fshatin Bellobërdë komuna e Leposaviqit, ka hasur në një vet-aksident, ku një qytetar ishte rrokullisur me traktorin e tij. Ai kishte mbetur nën traktor dhe jeta e tij ishte seriozisht e rrezikuar.
Zyrtarët policorë menjëherë kanë intervenuar dhe me ndihmën e disa qytetarëve kanë arritur që ta largojnë traktorin dhe ta nxjerrin personin që kishte pësuar aksident, përcjell arbresh.info
Personi ka marrë tretman mjekësor dhe gjendja shëndetësore e tij është e mirë.
“Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të kenë kujdes të shtuar, veçanërisht në këto kushte atmosferike”, thuhet në njoftimin për media.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...