Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Themelore dhe në bashkëpunim me inspektorë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë realizuar sot një aksion në Prevallë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i këtij dikasteri, Jeton Raka.
Në bashkëpunim me mbikëqyrësit e parkut kombëtar “Sharri”, u sekuestruan dy ekskavatorë dhe një kamion, pajisje me të cilat ilegalisht po degradohej mjedisi.
“Ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që kryejnë aktivitete ilegale dhe me to dëmtojnë mjedisin, menjëherë të ndalojnë, në të kundërtën do të përballen me ligjin”, u shpreh Raka.
Njoftimi i plotë:
Sot gjatë ditës Inspektorati i MMPHI -së në bashkëpunim me mbikëqyrësit e Parkut Kombëtar “SHARRI”, Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Themelore, kanë zhvilluar një aksion në Prevallë, ku janë sekuestruar dy ekskavatorë dhe një kamion, pajisje këto me të cilat është ushtruar aktivitet ilegal, degradim i mjedisit.
Ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që kryejnë aktivitete ilegale dhe me to dëmtojnë mjedisin, menjëherë të ndalojnë, në të kundërtën do të përballen me ligjin.
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...