Mëngjesin e së dielës, një person në Pejë është plagosur me armë zjarri.
Lidhur me rastin, Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë në Pejë tha se po punohet për identifikimin e personave të dyshuar.
“Prokurori i Krimeve të Rënda ka dal në vendin e ngjarjes bashkë edhe me policinë dhe njësite tjera relevante dhe po punohet intensivisht për ndërmarrjen e veprimeve hetimore për identifikimin e personave të dyshuar”, deklaroi Nikçi.
Ndërsa policia më herët ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 09:55 në rrugën “Adem Jashari në Pejë.
Viktima për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK, kurse personat personat e dyshuar kanë ikur nga vendi i ngjarjes./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...