Ka vdekur sot (e premte) Jetart Berisha, i cili ishte plagosur gjatë një tentimvrasjeje që kishte ndodhur para disa muajve në Pejë.
Lajmin për Arbresh.info ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Ka vdekur edhe viktima e dytë e plagosjes para disa muajsh që ka ndodhur në Pejë. Prokurori i shtetit ka lëshuar urdhër për obduksionin e viktimës”, tha Nikqi.
Ndryshe më 7 qershor kishte ndërruar jetë edhe babai i Jetart Berishës, Jeton Berisha.
I dyshuar për këtë rast Agron Gashi, ndodhet nën masën e paraburgimit, pasi dyshohet se i plagosi tre persona, babain me dy djemt mbrëmjen e 22 majit në Pejë./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Vdes Jeton Berisha, babai i cili u plagos bashkë me dy djemtë e tij para dy javësh në Pejë
‘Misioni i pamundur’ i Endrickut
Planifikonin sulme para festave të fundvitit, Turqia arresto...
Carragher e vendos Xhakën në formacionin më të mirë të gjysm...
Kurti në familjen e heroit Mujë Krasniqi:Obligim mos ta harr...
Van Basten për Yamal: Pa asnjë hije dyshimi ai është futboll...
A do t’i lejohet Calit pjesëmarrja në varrimin e babait? – f...