I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është takuar në Beograd me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se në Bruksel pas dy ditësh do të diskutohet për draftin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Ne e pranuam ftesën e zotit Lajçak për t’u takuar në Bruksel pas dy ditësh, ku do të vazhdojnë bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Pala jonë është shumë e përgatitur dhe shkon me një ekip të veçantë ekspertësh ku do të diskutojmë tekstin e statutit të Asociacionit, që është hapi i parë konkret drejt formimit të Bashkësisë së komunave serbe”, ka thënë Petkoviqi në një konferencë për media pas takimit mes Lajçakut dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku ishte i pranishëm edhe Petkoviq.
Petkoviq ka deklaruar se Vuçiqi në takim me Lajçakun ka vënë në dukje faktet për kërcënimin e përditshëm të serbëve në Kosovë, dhe lëvizjet e shumta përshkallëzuese të kryeministrit Albin Kurti./rtk
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah